Zjarret në vend, Balla: Do t’i ndjek personalisht çështjet në procedurat gjyqësore

Aktualitet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar sërish lidhur me situatën e zjarreve në vendin.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se me personin e arrestuar mbrëmë në Levan, shkon në 23 numri i arrestuarve për veprën penale të shkatërrimit të pronës përmes zjarrit.

Ai shton gjithashtu se Policia e Shtetit po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private e publike dhe rrezikimit të jetës së banorëve.

“Zjarret në vend, Me personin e arrestuar mbrëmë në Levan, shkon në 23 numri i arrestuarve për veprën penale të shkatërrimit të pronës përmes zjarrit. Policia e Shtetit po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike dhe rrezikimit të jetës së banorëve. Do t’i ndjek personalisht të gjitha këto çështje penale në procedurat gjyqësore për ndëshkimin e një krimi barbar si ky, i cili në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri 15 vjet burg“, shkruan.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?