Rrëzohet avioni në Moskë, vdes shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin
Ka vdekur në një aksident ajror këtë të mërkurë shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil Rus, dhjetë persona kanë vdekur nga një rrëzimi i një aeroplani privat në veri të Moskës, ku në listën e pasagjerëve ishte dhe Yevgeny Prigozhin.
Shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Embraer, i cili po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, njoftoi agjencia e ruse lajmeve TASS. Avioni thuhet se është rrëzuar në rajonin Tver, në veri të Moskës.
Total 0 Votes
0
0
