Sport

Rey Manaj prezantohet tek Sivasspor

KAON

Rey Manaj do të jetë pjesë e klubit të superligës turke, Sivasspor. Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me mundësinë e rinovimit edhe për një sezon të tretë.

“Nëse kërkon të fitosh, mos e humb përqëndrimin, mos harro se fitorja e madhe vjen duke luftuar.

Mund të sforcohesh në rrugën drejt fitores, por nuk je vetëm. Ke mijëra tifozë përkrah. Ata të japin forcë”.

Ky ishte edhe mesazhi i tij ndaj mbështetësve të Sivasspor që në javën e dytë të kampionatit është në vendin e tretë në renditje.

Rey Manaj e ka nisur futbollin tek Sampdoria. Më pas, ka luajtur për disa skuadra në Itali që nga Cremonese, Inter, Pescara, Pisa dhe Spezia. Në Spanjë ka qënë pjesë e Granada, Albacete, dhe Barcelona, ndërsa së fumdi ishte pjesë e Watford.

Që prej 2015, Manaj është pjesë e Kombëtares Shqiptare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?