Rajoni

Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë, kthen mbrapsht zjarrfikëset që nisi Rama

KAON

Marrëdhënia midis Greqisë dhe Shqipërisë duket se ka hyrë vërtetë në apokën e akullnajave.

Pas përjashtimit që Kyriakos Mitsotakis i bëri homologut Edi Rama duke mos e ftuar në darkën jozyrtare të liderëve të Ballkanit në Athinë këtë të hënë, një tjetër goditje ka ardhur për Shqipërinë.

Mëngjesin e sotëm me urdhër të qeverisë janë nisur në ndihmë për shuarjen e zjarrëve që po shkrumbojnë Greqinë, disa mjete zjarrfikëse dhe punonjësë të shërbimit zjarrfikës, nga Maliqi, Korça, Gjirokastra dhe Tirana.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës do të angazhoheshin për emergjencat civile në zonën e Aleksandropulit, ku do të marrin pjesë në operacionet për shuarjen e zjarreve që tanimë i janë afruar qytetit dhe i kanë marrë jetën 18 emigrantëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?