Show

Sulmoi Bebe Rexhën me telefon në koncert, autori kërkon marrëveshje, ja çfarë deklaroi

Bebe Rexha përfundoi në titujt e mediave botërore pak muaj më parë kur u godit me një telefon në skenë, nga një fans në turmën e fansave gjatë një koncerti në New York.



Sulmuesi i quajtur Nicholas Malvagna, parashikon se përfundimisht do t’i hiqen të gjitha akuzat penale, tha avokati i tij, shkruan The New York Post.

Bebe

Avokati i Nicholas Malvagna, Todd Spodek, aludoi për një marrëveshje për pranimin e fajësisë që po diskutohej me prokurorët ndërsa klienti i tij u kthye në Gjykatën Penale të Manhatanit për çështjen e sulmit mbi incidentin e 19 qershorit në “The Rooftop at Pier 17” në South Street Seaport.

 

“Në këtë pikë ne nuk kemi marrë asnjë provë për të mbështetur akuzat dhe po shqyrtojmë të gjitha mocionet përkatëse”, tha Spodek për The Post pas seancës së shkurtër dëgjimore.

“Unë parashikoj një zgjidhje pa gjyq, me të gjitha akuzat penale që përfundimisht të hiqen”, tha avokati.

Nicolas ka deklaruar para gjykatës se ai i ishte nënshtruar një trendi të TikTok-ut, ku sipas tij fansat ua hedhin telefonat artistëve në skenë, që ata t’i kapin dhe të bëjnë me ta një fotografi.

Ai është akuzuar për sulm, ngacmim të rëndë, tentativë sulmi dhe ngacmim.
“Është një trend TikTok ku ju e hidhni telefonin tuaj në skenë, dhe një personazh i famshëm e pret atë dhe bën një ‘selfie’”, u tha Malvagna oficerëve të arrestimit, sipas një prokurori.

Nicolas

“Mendova se ajo po shikonte në drejtimin tim. Unë isha rreth dy rreshta mbrapa, por në vend që telefoni im të binte pranë saj, telefoni im e goditi atë në fytyrë”, dyshohet se u tha Malvagna policëve.

Ai u lirua pa kusht.
“Si një fans, qëllimi i vetëm i zotit Malvagna ishte që zonjusha Rexha të bënte fotografi me telefonin e tij dhe ta kthente atë në një kujtim. Asnjëherë nuk ka qenë qëllimi i tij për të lënduar artisten Rexha”, tha Spodek në një deklaratë në atë kohë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?