SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

“OMONIA” thirrje Ramës: Liroje disa orë Fredi Belerin sa të betohet si kryebashkiak

Organiztata e minoritetit grek në Shqipëri “OMONIA” ka reaguar në lidhje me protestën e mbajtur pak ditë më parë në Himarë, ku u kërkua lirimi nga burgu u kryebashkiakut të zgjedhur më 14 Maj Fredi Beleri, pasi e konsiderojnë arrestimin e tij si politik.

Në një komunikatë për media, “OMONIA” shprehet se në protestë ishin të pranishëm 1,500 qytetarë dhe se nga Himara u dha leksion demokracie. Ata hedhin dhe akuza ndaj Policisë së Shtetit, ku sipas tyre, tentoi të pengonte zhvillimin e protestës.

Sipas “OMONIA-s”, ajo protestë provokoi ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e konsiderojnë si një sukses të protestës. “OMONIA” i përgjigjet Ramës se protesta nuk ishte e organizuar nga zyrtarët grekë, por nga qytetarët e Himarës.

Në fund të reagimit, “OMONIA” i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të japë urdhër për lirimin e Fredi Belerit, të paktën për disa orë sat ë betohet si kryebashkiak.

Reagimi i plotë:

ndërhyrjen e kryeministrit shqiptar, z. Edi Rama, i cili nuk kishte as taktin e duhur për të pritur të kalonin 24 orë nga zhvillimi i protestës, duke treguar kështu dëshpërimin dhe shqetësimin e tij. E vërteta është se zoti Rama ka detyrimin prej kohësh të bënte një ndërhyrje pasi gjatë një konference për shtyp pas zgjedhjeve lokale kishte premtuar se do të mbante një qëndrim më të detajuar për çështjen e arrestimit të Fredi Belerit pas përfundimit të zgjedhjeve në Greqi, gjë të cilën nuk e bëri por u mjaftua duke u pozicionuar për këtë çështje me artikuj anonimë në median shqiptare që ai kontrollon.

Në postimin e tij të gjatë, zoti Rama ndër të tjera përmend se protesta është organizuar nga politikanët grekë dhe se është e paprecedentë në historinë e Europës. I nderuar zoti Rama, e dimë që është e vështirë, por kapërdijeni, protesta u organizua nga ata që i vunë frena planeve tuaja në 14 maj, nga njerëzit e thjeshtë të Himarës që ju i përbuzni dhe i nënçmoni duke i quajtur një grusht ekstremistësh. Gjithsesi, duhet të biem dakord që është vërtet një situatë e paprecedentë, ashtu si e gjithë çështja për arrestimin dhe paraburgimin e zgjatur të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, z. Fredi Beleri. Së fundi, sa i përket ndarjes së pushteteve dhe drejtësisë së pavarur në Shqipëri, ne banorët e Jeruzalemit e dimë mirë se pengimi i betimit të kryebashkiakut tonë është vetëm vendimi juaj politik dhe nuk ka të bëjë me drejtësinë. Ndaj zgjidhni nyjën gordiane dhe pranoni kërkesën për disa orë leje për betim.

Sa për Himarën dhe himarjotët, mos u shqetësoni, ne do të vazhdojmë të japim leksione etike dhe demokracie dhe do të vazhdojmë të jemi shembull i bashkëjetesës harmonike të grekëve dhe shqiptarëve.

JEMI TË GJITHË FREDI BELERI!

Natën e mirë zoti Rama!

OMONOIA Dega Himarë

18 gusht 2023

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?