SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Roma hidhet në sulm për yllin kuqezi

Chelsea ka lënë në listë pritje Brojën, po fitojnë më shumë kohë, për të kuptuar se si do të shkojë merkato, dhe mbi të gjitha për të kuptuar se do të jetë gjendja fizike e Brojës pas dëmtimit të rëndë që pësoi dhjetorin e shkuar, ku këputi ligamentet e gjurit. Ylli kuqezi po stërvitet me kohë të plotë me grupin, por stafi mjekësor i Chelsea, ashtu siç rrëfeu edhe Sylvinho, nuk kanë dhënë ende dritën jeshile që Broja të zbres në fushë.


Broja2

Ky fakt nuk e ka zbehur aspak interesimin për Brojën, përkundrazi, nga Italia bëjnë me dije se në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Chelsea-t nuk është vetëm Milan, por së fundmi në skenë ka dalë edhe Roma. Sipas Sky Sport: Roma e Mourinho-s është në kërkim të një qendërsulmuesit dhe Broja është një profil që po fiton shumë kuota këtë periudhë.

Broja Roma

Nëse Thiago Pinto, drejtori sportiv i Romës, nuk arrin të mbyll transferimin e Zapatas, apo të Marcos Leonardo nga Santos, pritet të trokasin në derën e Chelsea-t për të kërkuar shërbimet e Brojës. Në çdo rast, edhe me Romën, diskutimi është i njëjtë, Broja mund të largohet nga Londra vetëm në formë huazimi, pasi Chelsea nuk dëshiron të shes kartonin e sulmuesit shqiptar, të paktën jo për momentin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?