SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Beshiktash prezanton Rashicën me shqiponjë. Tifozët e presin me ovacione

Beshiktash, ekipi që eliminoi Tiranën në raundin e dytë të Conference League, prezantoi zyrtarisht Milot Rashicën si blerjen e tyre të re. Sulmuesi i përfaqësues se Kosovës rikthehet shpejt në metropolin turk, por këtë herë në pjesën tjetër të Stambollit. Qindra tifozët të Beshiktash priten me ovacione Rashicën, pavarësisht se sezonin e shkuar, sulmuesi ishte pjesë e Galatasaray, rivalëve të tyre me të mëdhenj:

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, u shpreh shkurtimisht Rashica për mediat e pranishme. Beshikash siguroi shërbimet e sulmuesit nga Norwich pasi kartoni i tij ishte në pronësi të ekipit anglez. Beshiktash mbetet një nga ekipet më aktive këtë merkato verë teksa në Stamboll kanë zbarkuar lojtarë me emër si Ante Rebich, Alex Oxlade-Chamblerlian, Daniel Amartey dhe Jean Onana, transferime që vërtetojnë edhe një herë diferencën e madhe që Beshiktash ka me Tiranën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?