SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Media italiane zbulon bisedën Rama-Meloni: Folën për…

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka mbërritur pasditen e djeshme në Vlorë, për pushime me familjen, teksa në darkë ka zhvilluar dhe një takim privat me homologun e saj, kryeministrin Edi Rama, tek rezidenca qeveritare në Dhërmi. Në darkën private mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit është biseduar për një sërë çështjesh që përfshijnë të dy vendet.


Mediat përtej Adriartiku i kanë bërë jehonë vizitës së Melonit në vendin tonë, ndërkohë që njëra prej tyre, “Quatidiano.net”, ka zbuluar edhe se çfarë folën mes tyre dy kryeministrat në darkën joformale. Sipas medias italiane, temë kryesore ishin investimet italiane në vendin tonë dhe e ardhmja e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por nuk u la pa përmendur as lufta në Ukrainë.

Një temë tjetër që u prek ishte e dhe ajo e mundësisë së ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar, që nëse rezulton e vërtetë, do të hapë shumë diskutime.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?