SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Çfarë u tha për Shqipërinë në gjyqin e McGonigal?

Në gjyqin që u zhvillua këtë të martë në një gjykatë federale në Nju Jork, për çështjen e lidhjeas së ish-agjentit të kundërzbulimit të FBI me oligarkun rus Oleg Deripaska, u fol edhe për shumë e parave që ai është paguar nga ish-agjenti i SHIK-ut, Agron Neza.


Në gjyqq u tha se ish-zyrtari i rangut të lartë në FBI, i cili u arrestua në aeroportin ndërkombëtar “John F. Kennedy” në janar pasi mbi të rëndonin dy aktakuza të veçanta në Nju Jork dhe Uashington DC.

Akuza për të cilën McGonigal do të gjykohet në kryeqytetin amerikan lidhet me fshehjen e 225.000 dollarëve, që ai kishte marrë nga Agron Neza, gjatë kohës që shërbente ende si zyrtar i lartë në Byronë Federale të Hetimit.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati i McGonigal, Seth DuCharme i tregoi gjykatësit federal në Uashington se ata mund të zgjidhin çështjen e lidhur me Shqipërinë deri në fund të këtij muaji.

Ndërkaq, kujtojmë se sa i përket pagesave nga Neza, ato dyshohet se janë bërë në drejtim të ish-agjenti të FBI-së, për llogari të kryeministrit shqiptar Edi Rama, në mënyrë që Charles McGonigal të lobonte në SHBA kundër opozitës.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?