SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Publikohet VIDEO e ekzekutimit nga forcat RENEA të 62-vjeçarit në Maliq

Policia ka publikuar pamjet nga aksioni i forcave RENEA për të lokalizuar 62-vjeçarin që nuk pranonte të dorëzohej, dhe fshihej në papafingon e banesës së tij në Maliq.



Mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale “Renea”, kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale “Renea”, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Forcat Speciale “Renea” i janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën.


Ramiz Muçollari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?