Aktualitet

U premtonte tendera biznesmenëve, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili përmes mashtrimit ka përvetësuar shumë të madha parash, pasi u premtonte tendera biznesmenëve të ndryshë.



Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se në kuadër të arrestimit “The Eye”, u bë arrestimi i Indrit Aliu (Kolleshi), 39 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm, duke u prezantuar si zyrtar i lartë në institucione, dhe në këmbim të shumave monetare, iu ka premtuar atyre tendera të ndryshëm.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare, kontrata dhe dokumente të ndryshme cilat autori i dyshuar i përdorte për skemën e tij të mashtrimit.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania