SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Sunak vlerëson marrëveshjen me Shqipërinë

Marrëveshja me Shqipërinë po ndihmon qeverinë e Britanisë së Madhe të ndalë përfundimisht dyndjen masive të viteve të fundit të emigrantëve të jashtëligjshëm në kanalin e La Manshit.


Këtë e pohon vetë kryeministri britanik Rishi Sunak, i cili në një videomesazh në Tuiter e rendit këtë marrëveshje, mes 5 hapave më të rëndësishëm që po ndërmerr për t’i dhënë zgjidhje një problemi që e kanë pasur disa prej pararendësve të tij.

“Ne gjithashtu kemi negociuar një marrëveshje me Shqipërinë, që na ka ndihmuar tashmë të ulim mbërritjet prej andej me 90%”.

 

 

Marrëveshja e Dhjetorit parashikon që të gjithë shqiptarët që hyjnë në Britani me rrugë të paligjshme të rikthehen menjëherë pa iu nënshtruar procedurave të azilit, duke qenë se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt origjine. Emigrantët e jashtëligjshëm mund të dënohen me deri 5 vite burg, sipas ligjit të ri të miratuar në qershor 2022 për ata që shkelin kufijtë britanikë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?