SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Caktohet data kur do bëhen zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit

Më 24 Shtator, në Bashkinë e Kukësit do të ketë zgjedhje. Presidenti Bajram Begaj firmosi sot dekretin që u jep të drejtën qytetarëve kuksianë që në fund të Shtatorit t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.


“Presidenti i Republikës Sh.T.Z.Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “ Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”. Presidenti caktoi datën 24 Shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit”, njoftoi zyra për shtyp e Presidencës.


Vendimi vjen pas video-skandalit seksual të publikuar disa javë më parë ku shfaqej ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçi. Pas publikimit të videos, Gjici dha dorëheqjen, ndërsa më pas u arrestua për korrupsion pasiv. Ai dyshohet se ka favorizuar 40-vjeçaren Kaçi me një projekt për strehimin dhe kujdesin e qenve endacakë në Kukës.

Për vetë Kaçin gjykata ka vendosur arrest shtëpie duke e akuzuar për korrupsion aktiv. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka mohuar kategorikisht akuzat./tvklan.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?