SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Rama shpërndan dëshmitë e vizitorëve në Himarë


Kreu i qeverisë ka shpërndarë disa dëshmi të pushuesve që rrëfejnë përvojat e tyre fantastike.

Turistët shprehen se vlerësojnë cilësinë e shërbimeve, pastërtinë, sigurinë dhe aktivitetet e ndryshme.


“Unë shoh shumë video në Tiktok dhe më ka pëlqyer sepse i kam pasion udhëtimet prandaj vendosa të vij këtu dhe të festojmë 20-vjetorin e shoqes sime. Ushqimi është shumë i shijshëm, më ka pëlqyer. Më pëlqyen frutat e detit, ishin perfekte. Është shumë nxehtë, shumë më nxehtë se në Bullgari, por unë e pëlqej diellin, kështu që nuk është problem”, tha një turiste nga Bullgaria.

“Kemi dëgjuar gjëra të mira për Shqipërinë nga miqtë tanë që ishin këtu me kamper, të cilët na treguan për vende shumë të bukura, për detin që është shumë i bukur dhe njerëzit që janë shumë miqësorë.  Vendi ka gjithashtu një kulturë shumë interesante. Uji është shumë i pastër, por përveç kësaj, mendoj që njerëzit kujdesen shumë për natyrën”, u shpreh një tjetër.

Një turiste tjetër vlerëson sigurinë.

Nuk mendoj se ka rrezik pasi varkat janë larg dhe ka një kordon sigurie të cilin nuk duhet ta kapërcejmë. Uji është gjithashtu shumë i pastër. Do më pëlqente të vija përsëri. Unë ndenja këtu më gjatë, ndërkohë që miqtë e mi u larguan sepse më pëlqen plazhi dhe doja ta shijoja më tepër. Do t’ua

rekomandoja të gjithëve që të vinin në Shqipëri, t’i provonin këto plazhe sepse janë shumë të bukura dhe ia vlen koha e shpenzuar këtu”, u shpreh ajo.

Nuk mungojnë edhe pushuesit nga Maqedonia e Veriut.

Unë jam nga Gostivari, është hera e katërt që vij në Shqipëri. Sot është dita e katërt dhe zgjodha pikërisht të vij në Jalë sepse ma kanë lavdëruar Jalën shumë shokë dhe e kam parë në internet. Edhe vetë ta vizitoj dhe qenka me të vërtetë shumë bukur. Mua më pëlqen uji, natyra, nuk ka diçka negative  për të thënë sinqerisht. Është hera e parë që vij këtu, por shpresoj mos të jetë  hera e fundit. Normal ndihem i sigurtë

sepse roja është këtu dhe mjetet janë më larg plazhit”, u shpreh njëri prej tyre.

Në përgjithësi, turistët e huaj largohen me përshtypje pozitive nga vendi ynë. Kështu është edhe ky turist australian që vlerëson Himarën dhe Shqipërinë për ato që ofron.

Përshtypjet janë pozitive. Himara është vërtetë e bukur, është relaksuese. Shqipëria është jë vend vërtetë i këndshëm dhe siguria është OK. Jemi ndjerë të sigurt kudo ku kemi qenë. Ndryshe nga Australia këtu ka jetë të egër dhe gjërat janë në mes të rrugës, çka është diçka argëtuese”, u shpreh ai.

shpreh ai.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?