SPRINT NEWS ALBANIA

Rajoni

Millojko Spajiç merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi

Ai e ka marrë këtë vendim dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Pres përgjegjësi dhe përshtatshmëri nga Spajiç dhe të gjithë aktorët politikë që marrin pjesë në negociatat për formim të qeverisë”, tha Presidenti.

Besoj se në këtë moment, Mali i Zi ka nevojë për qeveri stabile, të pandarë nga profili evropian”.

Spajiç në vijim do të ketë 90 ditë kohë për të formuar koalicionin dhe qeverinë e re. Sakaq, përbërja e qeverisë do të ofrojë një pasqyrë më të qartë për krahun nga do të drejtohet Mali i Zi, pavarësisht se vendi ndodhet më pranë BE-së.

Ndërkohë, prej formimit të saj më 2022, partia “Evropa Tani” është zotuar për të çuar përpara platformën pro evropiane dhe është zotuar për rritje të pagave e kryerje të reformave.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?