SPRINT NEWS ALBANIA

IntervistaPolitike

Fredi Beleri intervistë nga burgu: “Rama u acarua se Himara e bojkotoi”


Natyrisht, në kushtet e paraburgimit është e pamundur që një gazetar të takohej me të intervistuarin, prandaj redaksia jonë ia dërgoi pyetjet përmes avokatit Bledi Dumani (faksimilet poshte).


Ato u hartuan pasi SPAK shpalli se e kishte shpënë dosjen e tij në gjykatë, i bindur për fajësinë e kryetarit të zgjedhur të Himarës, për blerje votash. “Rezulton se është e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë”, thuhet në dokumentin e prokurorisë
Nuk dihet nëse e thotë për politikë, por Fredi Beleri i zgjedhur në krye të Bashkisë së Himarës në 14 maj, beson se do të ulet një ditë në zyrën ku e votuan qytetarët e tij. “Kam besim se vullneti i popullit të Himarës do të lexohet“, pohoi ai në një intervistë me shkrim për Lapsi.al, nga spitali i burgut në Tiranë.

 

 

Natyrisht, në kushtet e paraburgimit është e pamundur që një gazetar të takohej me të intervistuarin, prandaj redaksia jonë ia dërgoi pyetjet përmes avokatit Bledi Dumani (faksimilet poshte).

Ato u hartuan pasi SPAK shpalli se e kishte shpënë dosjen e tij në gjykatë, i bindur për fajësinë e kryetarit të zgjedhur të Himarës, për blerje votash. “Rezulton se është e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë”, thuhet në dokumentin e prokurorisë së posacme.

Natyrisht i burgosuri i mohon këto fakte, flet për prova të manipuluara nga prokuroria e Vlorës dhe e lidh arrestimin e tij me dështimin e mitingut të Partisë Socialiste në Himarë, kur Edi Rama shkoi aty para zgjedhjeve. Ai përgjigjet gjithashtu edhe për akuzat se ka përdorur zyrtarët grekë për të intimiduar votuesit emigrantë apo për natën kur i vunë prangat “në flagrancë”…

Lapsi.al- Si e kujtoni momentin e arrestimit dhe a e prisnit atë?

Fredi Beleri- Nuk e prisja të arrestohesha. Unë isha në fushatë me miqtë e mi dhe ndryshe sa thuhet në media, nuk ka pasur flagrancë në kuptimin e ligjit. Unë isha në një restorant duke darkuar dhe sa dola, bashkë me avokatin dhe një kushuririn tim, që ka biznes në Himarë, na ndaloi policia. Policët që më ndaluan nuk kishin dijeni për arsyen e ndalimit tim.

Lapsi.al- Në mitingun e PS në Himarë, Rama iu sulmoi egërsisht. A parandjetë ç’do vinte pas kësaj ?

F.B.- Rama më sulmoi egërsisht nga Himara pasi u acarua kur pa se nga votuesit himariotë nuk kishte pjesëmarrje në mitingun e organizuar nga Partia Socialiste. Mitingu u shty një orë deri sa erdhën autobusa nga Selenica dhe Vlora për të mbushur sheshin. Kryeministri nuk mundi të pranonte që për vjedhjet e pronave , ndërtimiet pa leje, abuzimin me tenderat dhe pronën publike, populli i Himares i kishte kthyer krahët. Kryeministri në atë miting tregoi disa nga komplekset e tij dhe tregoi gjithashtu që nuk e pranon demokracinë, mendimin ndryshe dhe as ka respekt për kundërshtarin.

Lapsi.al- Në qarqet pranë qeverisë thuhej se ju përdornit influencën tuaj tek autoritetet greke për të intimiduar emigrantët shqiptarë se po të mos vinin të votonin do kishin probleme me dokumentacionin. Madje kryeministri në emisionin “Opinion” përmendi me emër persona që punonin për ju si Napolon Çakalli dhe Spiro Koka…

F.B.- Eshtë e vërtetë që kam bërë fushatë në qytetet kryesore të Greqisë, ku ka himariotë rezidentë. Kam bërë një fushatë pozitive me program dhe pa sharë apo shantazhuar njeri.

Greqia është një shtet demokratik dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim të tillë ndaj askujt për asnjë arsye. Në Greqi ka bërë fushatë normale Partia Socialiste e Himarës, psh. z.Klosi , z.Damian Gjiknuri dhe funksionarë të Partisë Socialiste Himarë. Kanë bërë fushatë në situatë krejt normale.

Problem për ta ishte që në mitingun elektoral tonin u grumbulluan 1000 persona nga Himara, ndërsa në të tyrin kishin jo me shumë se 150 votues himariotë. Historia e presioneve për dokumenta greke janë shpifje të Ramës për të justifikuar veprimin e 12 Maj-it (dita kur u ekzekutua arrestimi i kandidatit të opozitës- shënimi i Lapsi.al).

Lapsi.al- A ka pasur lidhje pritja që i bëtë kryeministrit Micotaqis në Himarë me sulmet që erdhën më pas?

F.B.- Nuk besoj se ka pasur lidhje, por siç e thashë Rama nuk e kapërdin dot që për Micotaqis u grumbulluan aq shumë njerëz në Himarë ndërsa në mitingjet e tij vijnë vetëm patronazhistë, administratë dhe të grumbulluar me autobusa nga qytetet e tjera.

Lapsi.al- Si e njihni Arsen Ramën, prej të cilit ndodheni në qeli, sepse ai iu denoncoi për blerje votash.

F.B.- E kam njohur si një peshkatar në Himarë, njeri me halle, që kishte pësuar një fatkeqesi familjare. Unë personalisht i jam gjendur pranë, por fatkeqësisht ai është një vegël e manipuluar në duart e pushtetit.

Lapsi.al- Nga aq sa ka pretenduar policia, ju keni inkurajuar blerjen e votave…  Ju e keni nxitur me telefona mikun tuaj Pandeli Kokaveshin t’a takonte peshkatarin Rama, njeriun që donte të shiste votat…

F.B.- Nuk është absolutisht e vertetë. Nuk ka asnje provë për këtë dhe mesa di dhe kam marrë dijeni edhe me vonë, as për Pandeli Kokaveshin nuk ka provë se ka dhënë lekë.

Lapsi.al- Ju e mohoni ekzistencën e provave, por pas telefonatës suaj, Pandeli Kokaveshi u takua me Arsen Ramën dhe ky denoncoi 400 mijë lekët e mara për 13 vota. A nuk është kjo një provë e fortë kundër jush?

F.B.- Jo, nuk ka asnjë provë se është dhënë kjo shumë prej 400 mijë lekësh, e pretenduar nga Arsen Rama. Arsen Rama ka dorëzuar në prokurori një shumë prej 400 mijë lekësh të nesërmen e ditës që ai pretendon se ka ndodhur ngjarja dhe jo në moment. Mbi ato lekë nuk ka gjurmë gishtash as të miat as të z.Kokaveshi.

Lapsi.al- A fitohej dot Himara duke lujatur pastër? Pra kur dihet që partia në pushtet përdor të gjitha format, a mund të konkurohet ajo pa bërë të njëjtën gjë ?

F.B.- Ne luajtëm pastër, fituam pastër dhe do të qeverisim pastër. Përballë nesh u rreshtuan gjatë zgjedhjeve, për fat të keq, segmente nga më të korruptuarat e shtetit duke nisur nga policia deri te administrata e Bashkisë Himarë dhe funksionarë publikë nga Tirana, punonjës të ASHK, Ministrisë së Turizmit etj.

Lapsi.al- A mendoni se Athina ka bërë aq sa duhet apo ndiheni pak i tradhëtuar?

F.B.- Jo nuk ndihem i tillë. Besoj se Athina ka kërkuar të zbatohen në rastin tim parimet themelore të të drejtës dhe parimet themelore të një shteti anëtar të NATO-s. Jam i bindur se Athina zyrtare do të bejë ç’është e mundur që kjo çështje të zbardhet dhe të gjykohet drejtë. Në çeshtjen time janë shkelur shumë parime bazë të së drejtës dhe ka në mënyrë te përsëritur shkelje të ligjit apo deformim të tij prej gjykatave.

Lapsi.al- Po cilat janë sipas jush këto shkelje ?

F.B.- Mund t’iu them pa hyrë në detaje, të cilat do t’i takojnë ndoshta një procesi më të gjatë, se në dosjen time ka të paktën 2 dokumenta të falsifikuara prej Prokurorisë Vlorë, që kanë ndikuar shumë që unë të mbetem në paraburgim. Gjithë procesi penal që nga fillimi, që nga momenti i arrestimit, gjoja në flagrancë, e deri te vendimi për masën e sigurimit të z.Kalaja (Florian Kalaja, gjyqtari që mori vendimin për burgosjen- Shënim Lapsi.al) janë të pabazuar në prova dhe fakte.

Psh. z.Kalaja ka zbardhur në vendim rrethana të pavërteta dhe ka pasqyruar në të fjalë, që unë as nuk i kam zënë në gojë. Për fat të mire këto seanca janë të rregjistruara audio dhe këto që pretendoj janë të provueshme. Në dosje më kanë depozituar një dëshmi penaliteti të fallsifikuar që gjykatat e morën për të mirëqenë . Ky është një skandal  i drejtesisë shqiptare. Mua po më mbajnë në paraburgim me dokumenta të falsifikuara, vetëm e vetëm që të mos marr detyrën e Kryetarit të Bashkisë Himarë.

Lapsi.al- A mendoni se Fredi Beleri do të betohet një ditë si kryebashkiak, apo sot kjo duket më e largët se para 14 majit?

F.B.- Po. Kam besim se vullneti i popullit të Himarës do të lexohet. Në demokraci të gjitha pushtetet burojnë nga populli dhe janë në shërbim të tij. Nëse do të ndodhte ndryshe, do të vërtetohet se nuk jetojmë në një shtet të së drejteës dhe se drejtesia është e komanduar nga pushteti politik.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?