Bota

Kokainë brenda në kavanoz, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Aksioni i policisë u shkaktua nga një denoncim i banorëve të cilët kishin vënë re një lëvizje të dyshimtë të makinave dhe njerëzve në dy shtëpi të ndryshme në Bastia Umbra, pas një hetimi është zbuluar aktiviteti i paligjshëm që zhvillohet nga shqiptarët në këtë zonë.

Gjatë kontrollit, nga karabinierët një nga shqiptarët ka tentuar të heqë qafe një mbështjellës celofani duke e hedhur nga dritarja. Megjithatë, ky mbështjellës u gjet më vonë dhe u zbulua se përmbante rreth pesëdhjetë gramë kokainë.

Kërkimi ka vazhduar brenda shtëpisë, ku u gjetën rreth dy mijë euro, një peshore elektronike precize dhe material për prerjen dhe përgatitjen e dozave të kokainës. Në oborr, i fshehur në një vrimë, u zbulua një kavanoz qelqi me një kilogram kokainë dhe një tjetër peshore elektronike precize e përdorur për paketimin e drogës.

Policia ka shtrirë operacionet e kontrollit edhe në një shtëpi tjetër ku frekuentonin dy personat. Gjatë këtij kontrolli u gjetën edhe pesëdhjetë gramë kokainë, tashmë e ndarë në 56 doza të gatshme për shitje

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania