SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA! Momenti kur Rei Meta vret Armando Meshaun (VIDEO)

anë publikuar pamjet e vrasjes së regjistruar mesditën e djeshme, rreth orës 11:45, në ambientet e një kancelarie në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, ku humbi jetën 55-vjeçari Armando Meshau.



Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Bold News.al, Armand Meshau ndodhet i ulur para një kompjuteri në momentin kur nis debati me autorin 33-vjeçar, Rei Meta.


Pas një debati verbal mes tyre, Armando Meshau çohet në një moment dhe e godet i pari me grusht Rei Metan. Më pas, ky i fundit e godet disa herë rresht me grushte në kokë deri sa e lë të vdekur në vend. Fillimisht, Meshau bie në karrike dhe më pas në tokë, teksa një djalë i afrohet t’i japë ndihmë.

Rei Meta ka thënë para policisë, se shkak për sherrin është bërë një shumë parash, që Armando Meshau ia kishte për të dhënë.

“Me Armandon kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke. Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa. Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe kam shkuar disa herë ta takojë e t’i kërkoja lekët që më kishte premtuar”. – ka thënë ai në polici.

Krimi u regjistrua, rreth orës 11:45 të mesditës së të hënës në ambientet e një kancelarie në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, ku humbi jetën 55-vjeçari Armando Meshau.

Viktima, inxhinier ndërtimi, ndodhej në kancelarinë nga ku u nxor i pajetë për të printuar disa dokumente, por është konfliktuar me autorin 33-vjeçar, të identifikuar si shtetasi Rei Meta.

Mësohet se autori dhe viktima kanë pasur një konflikt të pazgjidhur, që ka qenë i mbartur prej mëse 8 muajsh. Nga hetimet zbulohet se 33-vjeçari kishte ndërhyrë si sekser për një prej pronave që biznesmeni i ndjerë i ndërtimit kishte interes, duke i premtuar garanci se do t’i zgjidhte punë.

Rei Meta kishte premtuar zgjidhje për një pronë të Armando Meshaut, duke përdorur emrin e të ëmës, që është anëtarja e KLP-së Nurihan Seiti Meta.

Në këmbim i riu do të përfitonte një apartament që do t’i falej nga ndërtuesi i njohur në qytetin bregdetar. Por, Meta kishte dështuar në rolin e tij si sekser dhe 55-vjeçari kishte zgjidhur çështjen që e shqetësonte duke shfrytëzuar lidhjet me palë të treta.

Pavarësisht kësaj, 33-vjeçari pretendonte se për “punën” që kishte marrë përsipër, ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin dhe kjo ka nxitur konfliktin mes tyre, i cili u mbyll tragjikisht këtë të hënë.

I ndjeri kishte refuzuar t’ia kalonte në pronësi apartamentin Rei Metës dhe kur janë përballur në dyert e kancelarisë debati mes tyre ka degjeneruar në fyerje dhe përdorimin e grushteve.

Meshau i ka thënë 33-vjeçarit se nuk ka për ta marrë apartamentin, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me dhunë fizike, duke e qëlluar me grusht në fytyrë 55-vjeçarin, i cili ra pa ndjenja në tokë, duke humbur jetën në vend.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?