SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetTeknologji

Pesë vendet ku nuk duhet ta lini kurrë celularin! Ekspertët: Rrezatimi mund të ndikojë në strukturën e ADN-së, dhe në zhvillimin e tumoreve

Në ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk ka celular. Ne jemi të varur nga këto pajisje të cilat tani nuk luajnë vetëm rolin e telefonit, por edhe kalendarin, axhendën, radion dhe videolojën dhe lista nuk mund të përfundojë kurrë. Nuk shkojmë askund pa to, dhe nuk ndahemi as në tualet.



Megjithatë, prekja ose ruajtja e celularit tonë në vende të caktuara mund të bëhet e rrezikshme për shëndetin tonë. Shumë studime kanë lidhur rrezatimin e celularit me shfaqjen e kancerit të trurit, tumoreve dhe problemeve riprodhuese.

Pavarësisht gjithë kësaj, vështirë se do të mund ta lëmë mënjanë celularin. Megjithatë, ne mund të mos e lëmë atë në vende të caktuara, për të mbrojtur veten sa më shumë që të jetë e mundur.

Ja cilat janë këto vende 


Në shtrat ose nën jastëk

Të flesh me celular është një ide e keqe për disa arsye. Njoftimet nuk ndalojnë natën. Drita e ekranit mund të na zgjojë dhe të çojë në probleme me gjumin në planin afatgjatë. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës blu të ekranit ndikon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit, i cili është shumë i rëndësishëm për pushimin tonë. Përveç kësaj ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të gjeneruara nga celularët, mund të shkaktojë dhimbje koke, ndërkohë që nuk janë të pakta rastet e shpërthimeve që kanë ndodhur në mbarë botën për shkak të temperaturave të larta që zhvillohen kur pajisjet mbulohen për një kohë të gjatë nën pëlhura.

sipërfaqet e tjera.

Në vende shumë të ftohta ose shumë të nxehta

Nëse temperaturat në mjedis janë shumë të larta ose shumë të ulëta, është më mirë të mos e merrni celularin me vete ose ta mbani në çantë ose kuti. Ndryshimet e temperaturave janë të rrezikshme për pajisjet elektronike. Tkurrja dhe zgjerimi i shkaktuar, mund të çojë në probleme në funksionet e celularit.

Në prizë

Është më mirë të mos e lini celularin tuaj të karikuar gjatë natës ose për shumë orë. Kjo mund të zvogëlojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit dhe performancën e baterisë. Kontribuon gjithashtu në rritjen e konsumit të energjisë dhe rrjedhimisht në faturën e energjisë elektrike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?