SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Trump: Nëse nuk më lini të qetë, as unë nuk do t’ju lë

Ish-presidenti Donald Trump mund të inditimidojë dëshmitarët duke zbuluar informacionin e klasifikuar që ka marrë nga qeveria, sipas një deklaratë të prokurorëve. Në një postim në  rrjetin e tij social “Truth Social” ai tha se nëse nuk më lini të qetë, as unë nuk do t’ju lë të qetë.

Tri ditë më parë ai u deklarua i pafajshëm për akuzat se kishte orkestruar një komplot për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden.

Në daljen e tij në gjykatën federale në Uashington, zyra e Prokurorit Special Jack Smith tha se ish-presidenti mund të zbulonte publikisht materiale të klasifikuara, të tilla si transkriptet e jurisë së madhe, që ai ka marrë nga prokurorët.

Si pjesë e procesit, prokurorëve u kërkohet t’u japin të pandehurve provat kundër tyre në mënyrë që ata të përgatiten për mbrojtjen e tyre.

Prokurorët theksuan se ishte veçanërisht e rëndësishme të kufizohej publikimi i këtij materiali, duke pasur parasysh deklaratat e Trump në mediat sociale.

Nëse zoti Trump rizgjidhet si president, ai mund t’i hedhë poshtë akuzat dhe ka thënë se ka në plan ta “reformojë plotësisht Departamentin e Drejtësisë dhe FBI-në”, pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga zoti Trump për t’i dhënë më shumë pushtet presidencës.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?