SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Sekretarja britanike kërcënon avokatët që ndihmojnë azilkërkuesit

Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman ka thënë se avokatët që ndihmojnë azilkërkuesit për të mashtruar sistemin britanik të emigracionit “duhet të burgosen”.



Duke folur për nevojën që Britania të shihet si një “mjedis armiqësor” për azilkërkuesit, Sekretari i Brendshëm shtoi se ata që paraqesin pretendime të rreme për azil dhe të drejtat e njeriut në emër të emigrantëve të paligjshëm duhet të burgosen.

Braverman, u shpreh se një qëndrim i tillë do të pengonte “kriminelët dhe mashtruesit” që përpiqen të mashtrojnë sistemin.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se legjislacioni ekzistues ligjor tashmë lejon dënime të përjetshme për ata që ndihmojnë në mënyrë të paligjshme emigrantët.


Sipas Aktit të Emigracionit 1971, është një vepër penale të ndihmosh me dashje ata që kërkojnë azil për të shkelur ligjet e imigracionit.

“Këta të ashtuquajtur avokatë të imigracionit, të cilët janë ekspozuar shumë fuqishëm si kriminelë dhe mashtrues, duke i trajnuar emigrantët se si të gënjejnë për të kaluar sistemin tonë, si të luajnë sistemin tonë, si të luajnë rregullat tona, ata po mashtrojnë popullin britanik. ”, tha Braverman.

“Kam punuar vetë si avokat para se të isha deputete, duke mbrojtur Home Office në çështjet e emigracionit dhe e di se me çfarë kemi të bëjmë këtu përsa i përket problemit.

“Ne kemi tashmë ligjet në fuqi, të cilat mund të përdoren me anë të të cilave nëse po ndihmoni një migrant ilegalisht, mund të burgoseni përgjithmonë.”

përgjithmonë.”

Sekretarja e Brendshëm shtoi më tej: “Ne duhet të sigurojmë që ndaj kësaj lloj sjelljeje të mos bëhet një sy qorr, por, në fakt, të kemi një mjedis armiqësor për ata që kërkojnë të minojnë dhe thyejnë rregullat tona.”

Deklaratat e  Braverman u bënë pas lajmit se bandat e trafikimit të njerëzve shqiptarë po u ofrojnë kriminelëve mundësinë për të ikur nga Britania përtej Kanalit për një çmim prej 2500 paund.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?