SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetBota

ALARM/ Shpërthen variant i ri i koronavirusit që po përhapet me shpejtësi

Një variant i ri i koronavisurit është identifikuar në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për EG.5.1, nga varianti i “Omicron” që ka infektuar së fundmi një numër të madh njerëzish.

Sipas Agjencisë britanike për Sigurinë e Shëndetit, varianti i ri është përgjegjës për 1/7 e rasteve të reja.

Ekspertët thanë se po gjurmojnë variantin që është përgjegjës për rritjen e rasteve, veçanërisht në Azi. Ky variant është identifikuar në 31 korrik dhe është përgjegjës për 4.6% të infektimeve.

Ky variant duket se po përhapet më shpejt se variantet e mëparshme, dhe ekspertët thonë se po e monitorojnë me vëmendje.

“Kemi parë gjithashtu një rritje të lehtë të normave të pranimit në spital në shumicën e grup-moshave, veçanërisht tek të moshuarit”, tha Dr. Mary Ramsay, kreu i strategjisë së vaksinimit në UKHSA.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?