SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Trump pret të dalë sot në gjyq, Uashingtoni rrit sigurinë në Gjykatë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të akuzohet edhe zyrtarisht në një seancë dëgjimore sot, për komplot që të përmbyset rezultati zgjedhor i vitit 2020. Para nisjes së seancës, ai e ka kritikuar këtë rast dhe e ka konsideruar si dëshmi të “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të Shteteve të Bashkuara nën presidencën e Joe Bidenit. Trump veçse përballet me dy raste tjera penale, teksa bën fushatë për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.


Siguria është rritur në Uashington, në prag të nisjes së seancës. Ndalesa prej metalit janë vendosur jashtë ndërtesës së gjyqit, ku do të lexohen zyrtarisht akuzat kundër Trumpit. Struktura tjera janë vënë edhe rreth ndërtesave të Kongresit amerikan, ku mbështetësit e Trumpit kanë kryer trazira në janar të vitit 2021, të zemëruar me rezultatin zgjedhor. Shërbimi Sekret, i cili ofron mbrojtje për presidentët dhe ish-presidentët, e ka lëshuar një paralajmërim për publikun se mund të ketë bllokada në trafik në qendër të Uashingtonit.


Është raportuar të jetë rritur edhe mbrojtja për gjyqtarët e përfshirë në këtë rast. Trump, pritet të dalë para gjykatës, por të deklarohet i pafajshëm. Ndonëse e ka mundësinë e paraqitjes në gjyq edhe përmes video-lidhjes, ai pritet të dalë në seancë fizikisht. Trump ka qenë në Uashington vetëm një herë pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë. Radha për ta parë atë teksa hyn në ndërtesë, veçse ka nisur të rritet.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?