SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Rritet taksa e banesës/ Vendimi botohet në fletoren zyrtare, pagesë sipas çmimit të tregut

Rishikohen vlerat e banesave në Shqipëri. Qeveria ka miratuar vendimin i cili është publikuar në fletore zyrtare, ku  janë ndryshuar të gjitha çmimet e referencave për banesat në vend duke i përafruar ato me çmimet e tregut.


Siç është paralajmëruar më herët kjo do të ndikojë në rritjen e vlerës së taksës që paguhet për pasuritë e paluajtshme nga qytetarët dhe bizneset.

Sipas formulës në fuqi taksa e ndërtesës për familjarët është 0,05 % e vlerës së apartamentit, ndërsa për bizneset 0,15% .

 

Solares Albania-panele diellor

Rritja e taksës për banesat varion sipas  zonave dhe është midis 300 deri në 2600 lekë më tepër në një vit.

Vlera më e lartë e apartamenteve rezulton të jetë zona e njohura si  ish-blloku ku çmimi referencë për shitjen e një banese ka arritur në 228 mijë e 800 lekë për metër katror.


Më pas renditet zona rreth stadiumit Qemal Stafa  dhe Piramidës  për të cilën çmimet e referencës arijnë në 202 mijë e 400 lekë ,   në qendër  ose pjesa afër Bankës së Shqipërisë një metër katror është vlerësuar  me mbi 192 mijë lekë për metër katror e ndjekur nga Pazari i Ri me 148.400 lekë.

Në bazë të çmimeve të reja të referencës zona më e lirë për të blerë një shtëpi rezulton se është Zona teknologjike,Kombinati dhe Vaqarri. Në këto zona çmimi për metër katror është vlerësuar se arrin në 81 mijë e 700 lekë metri katror.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?