SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

Ish-deputeti socialist reagon ashpër pas publikimit për sukestrimin e inceneratorit të Tiranës.

Ish-deputeti socialit, Ilir Zela, ka pasur një reagim të ashpër pas publikimit të lajmit për sukestrimin edhe të inceneratorit të Tiranës.
Postimi i plotë:
Inceneratorët nuk janë vepra publike, nuk janë zgjidhje të emergjencës mjedisore, nuk janë partneritet publik privat, nuk janë burime energjie.
Inceneratorët janë produkte të veprimtarisë kriminale!
Janë shfaqja më e turpshme e zaptimit të Shqipërisë nga monopolet, papërgjegjshmëria dhe abuzimi me pushtetin.
Janë ilustrimi i rezultatit të pushtetit pa llogaridhënie.
Janë kulmi i çatisë së zhvatjes sistematike të shqiptarëve!
Inceneratorët janë fundi i populizmit me të shëmtuar politik i cili iu imponon prej vitesh shqiptarëve perversitetin si modernitet!
Inceneratorët janë klithma e një populli të zhvatur i cili kërkon drejtësi!
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?