SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Balla takon oficerët e Gardës së Republikës: Respektim i ligjit të jetë norma dalluese

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ditën e sotme e ka nisur me një takim me drejtues dhe oficerë të Gardës së Republikës.



Teksa përmendi rastin e ish-gardistit Martin Nikolli, i cili së bashku me vëllezërit e tij dhunuan anëtarët e familjes Kaçi, ministri theksoi se ngjarje të tilla ku punonjës të gardës shkelin ligjin dhe Kodin e Etikës nuk duhet të ndodhin.

Ndër të tjera, Balla tha se do të vazhdojnë të rrisin mbështetjen për gardën.


“Adresuar një problematikë të nëj fenomeni që nuk duhet të ndodhë më me asnjë punnjës të gardës lidhur me një rast të bërë publik së fundmi ku natyrshëm veprimi ynë i menjëhershëm. Ky veprim duhet të jetë i menjëhershëm kur një anëtar i kësaj garde do të shkelë normat etike të funksionimit dhe të qenit e të pasurit nder për të qenë anëtari Gardës së Republikës. Ndër vite garda ka pasur dhe ka suksese në ruajtjen e personaliteteve dhe organizimin e mjaft takimeve të rëndësishme, sikurse patëm vjet samitin dhe do kemi në shtator procesin e Berlinit që mbarvajtjen e tij e ka Garda e Republikës. Ne do vazhdojmë të rrisim mbështetjen për gardën”, tha Balla.

Si ndodhi ngjarja e ish-gardistit dhe shoferit të Lindita Nikollës, Martin Nikolli:

SOLARES ALBANIA

Martin Nikolli, shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla, së bashku me vëllezërit e tij Alfred, Petrit dhe Arben Nikolli rrahën brutalisht 80-vjeçarin Pjetër Kaçin për motive banale. Gjithçka nisi me një ‘pse më sheh’ duke e qëlluar më pas me shkopa bejzbolli dhe sende të forta atë.

Sherrit më pas iu bashkuan edhe djemtë e Kaçit të cilët erdhën në ndihmë të kryefamiljarit të tyre. Në këto momente, Martin Nikolli ka nxjerrë armën e shërbimit dhe qëlloi 5 herë në drejtim të tyre

© Video e marre nga profili i Taulant Balles 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?