Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë pasdite në Qafë-Thanë.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy autobusë dhe një automjet.

Burime zyrtare konfirmojnë se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, por pa pasoja për jetën.

Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.