SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Zgjedhjet në PD/ Voton Basha: Ditë unike, demokratët të vendosur të rinisin një ringritje të Partisë Demokratike

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka votuar rreth orës 11:00 në Njësinë e Degës 8 të PD-së.



Pas votimit, Basha dhënë një prononcim për mediat, ku ka shprehur mirënjohjen për demokratët që i janë drejtuar kutive të votimit në këtë ditë që ai e cilëson “unike” për PD-në.

Duke preferuar që të mos zgjatet shumë, Basha ka thënë se demokratët janë të vendosur që të rinisin një kryengritje në PD.


Lulzim Basha: Dua të shpreh mirënjohjen ndaj mijëra demokratëve që i janë drejtuar kutive të votimit në këtë ditë unike për PD-në. Unike sepse jemi përballur me sfida si askush, sepse ata mijëra demokratë kanë përjetuar padrejtësi të mëdha dhe vazhdojnë të qëndrojnë për kauzat dhe vlerat që e bashkojnë këtë parti politike. Kjo dalje masive që ka marrë me qindra mesazhe dhe foto të demokratëve në këtë proces, të vendosur që përmes votës së tyre të rinisin një ringritje të PD, me dhembshuri për çdo shqiptar me shpresë tek Shqipëria dhe besim tek Zoti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?