SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Rama hedh poshtë raportin për korrupsion të DASH: Janë rritur investimet e huaja në Shqipëri

Menjeherë pas përfundimit të mbedhjes në Tepelenë me kabinetin qeveritar, Rama ka folur për ndryshimin e imazhit të Shqipërisë, sidmos në fushën e turizimit.



Rama në mënyrë të tërthorë ka hedhur poshtë raportin e DASH, në të cilin nënvizohej fakti se investitorët raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar duke penguar investimet në Shqipëri.

Sipas kreut të vendit, imazhi i Shqipërisë në botë ka ndyshuar shumë në vitet e fundit, duke ndikuar në rritjen e interesit të investitorëve të huaj.


“Imazhi i Shqipërisë në botë është i përmbysur tërësisht derisa sa jo shumë vite më parë. Ajo që shohim nga brenda është rritja e interesit të investitorëve të huaj, nuk flasim për projekte të fokusuara vetëm në sektorin e energjisë, flasim për investitorë të mëdhenj në fushën e turizmit, teknologjisë të cilët deri para jo shumë vite më para s’do e konsideronin Shqipërinë si një mundësi për të zgjeruar biznesin e tyre”, tha Rama.

Ndërsa në raportin e DASH, pavarësisht progresit dhe potencialit ekonomik, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?