SPRINT NEWS ALBANIA

ArtKulture

Libraria e Vjetër e Migjenit në kushte të mjerueshme

“Përditë shoh qartë e ma qartë dhe vuej thellë e ma thellë”, e kush tjetër veç Migjenit mund të ishte kaq lirik në shkrimet e tij? “Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi”, është poezia e famshme e Millosh Gjergj Nikollës, vepra e të cilit merr ende jetë në qytetin e Pukës.

Dhe si për ironi të fatit, këto vargje mund të shoqërohen me pamjen e Librarisë së Vjetër në këtë qytet që mban emrin e tij.

Për të na e sjellë sa më pranë ka menduar shkrimtarja e njohur, Flutura Açka. Ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale duke treguar librarinë e vjetër në Pukë që mban edhe emrin e Millosh Gjergj Nikollës. Sa shumë histori, sa shumë dashuri për këtë librari të vjetër, por që ngjarjet i servir ende si të reja, si aktuale për t’u bërë pjesë e jetës së shumë njerëzve.

Digjitalizimi ka prekur botën moderne, duke lënë mënjanë shkrimin me bojë. E për këtë Açka shkruante: “Pasi bëra foton, u ula në bar dhe u mora me smartphone-in, mes lajmeve të një bote që nuk ndalet kurrë, por që nuk e prek dot. Më mungonte era e letrës, e bojës dhe ndjenja e harrimit në botën paralele të funksionit”.

Postim i marrë nga Flutura Açka:

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?