SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetBota

I nxehti madh, shkencëtarët: Korrik 2023 thyen rekordin e vitit 2019

Të gjitha zjarret janë të shkaktuara nga njeriu. Kështu shprehet zjarrfikësi gjerman Volker Ruster. Sipas tij, zjarret në pyje shkaktohen përgjithësisht nga cigaret ose shkëndija nga skara e mishit ose motorët.

“Sa më thatë dhe sa më ngrohtë të jetë, aq më i fortë është rreziku i zjarreve në pyje. Madje edhe shkëndijat më të vogla, zjarret më të vogla, për shembull një cigare ose Barbekju, mjaftojnë për të ndezur një zonë më të madhe. Në këtë drejtim, gjithmonë duhet shmangur kontakti i sipërfaqeve të nxehta, bishtave të cigareve apo gjërave të ngjashme me bimësinë në mënyrë që të mos ndodhë kjo gjë.”

Në kohën kur vera filloi zyrtarisht në Evropë këtë javë, Canadairs të rinj dhe automjete të tjera zjarrfikëse ishin dorëzuar nëpër vendet e Bashkimit Evropian dhe qindra zjarrfikës ishin tashmë të pozicionuar paraprakisht për të luftuar çdo zjarr.

Sezoni i zjarreve në Evropë është në kulmin e tij tanimë, sa po vazhdon me statistika tashmë shumë mbi mesataren, duke sugjeruar se viti 2023 mund të jetë shkatërrues. Për disa, kjo është provë se mënyra se si BE-ja merret me zjarret është dritëshkurtër, në shërbimet e urgjencës dhe jo të mjaftueshme në parandalimin.

Ekziston gjithashtu shqetësimi se politikbërësit kanë qenë të ngadaltë në adresimin e ndotjes së ajrit të shkaktuar nga zjarret, e cila dyshohet se është shumë më vdekjeprurëse se vetë zjarret.

Sipas Sistemit Evropian të Informacionit të Zjarrit në Pyll (EFFIS), më shumë se 119,000 hektarë tashmë janë reduktuar në shkrumb në të gjithë BE-në deri më 18 Qershor, shumë mbi mesataren prej 80,000 hektarësh të regjistruar deri në atë kohë gjatë periudhës 2003-2022.

Gati një numër i madh vendesh, përfshirë Greqinë dhe Italinë, dy nga kombet tradicionalisht më të prekura  shohin shifra nën mesataren. Sipërfaqja e djegur në të dy vendet deri më tani këtë vit përfaqëson vetëm 10% të mesatareve që ata shohin zakonisht në këtë periudhë të vitit.

Por Spanja dhe Franca nuk kanë qenë aq me fat. Sipërfaqja e djegur në Francë ka arritur tashmë mbi 21,000 hektarë, rreth 3.5 herë më shumë se mesatarja për dy dekadat e fundit.

Mes një vale të nxehtit në hemisferën veriore, analistët kanë deklaruar se muaji Korrik duket se është në rrugën e duhur për të qenë Korriku më i nxehtë dhe muaji më i nxehtë në histori.

Temperatura mesatare globale e këtij muaji parashikohet të jetë të paktën 0.2C më e lartë se Korriku 2019, dikur më e nxehta në rekordin e vëzhgimit 174-vjeçar, sipas të dhënave të Bashkimit Evropian.

“Pra, El Nino në Paqësor sapo është shpallur një muaj më parë. Dhe ky El Nino vazhdon të ngrohë planetin për pjesën e mbetur të vitit dhe ndoshta deri në fillim të mesit të vitit të ardhshëm. Por tashmë ka filluar të ndihmojë në rritjen e temperaturave në planeti tani. Pra, zakonisht një rekord i temperaturës ndodh gjatë viteve të El Nino, dhe kjo është ajo që ne po shohim. Por arsyeja themelore është emetimet e gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu.”

Korriku i vitit 2023 vlerësohet të jetë afërsisht 1.5 gradë Celsius mbi mesataren para-industriale. Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (WMO) dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus, thanë gjithashtu në një deklaratë të përbashkët se Korriku 2023 do të thyente rekordin.

“Në fillim të Qershorit për herë të parë kaluam 1.5 gradë. Në fund të qershorit kishim një valë të të nxehtit në Oqeanin Atlantik, në pjesën verilindore. Kjo gjithashtu kontribuoi në thyerjen e temperaturës rekord që kemi parë në fillim të Korrikut. Javën e parë të Korrikut janë parë dy ngjarje ekstreme të temperaturës dhe në atë kohë, Shërbimet e Ndryshimeve Klimatike të Copernicus iu referuan kësaj si temperatura më e ngrohtë e regjistruar ndonjëherë. Tani, tre javë më pas, mund të themi se jo vetëm java e parë e Korrikut ishte më e ngrohta por tre javët e Korrikut ishin më të ngrohtat e regjistruara.Dhe anomalia në lidhje me temperaturën e mëparshme rekord për Korrikun është aq e madhe sa mund të themi me besim se kemi parë Korrikun më të ngrohtë të regjistruar.”

Për shumë turistë, pushimet e kësaj vere në Greqi u ndërprenë në mes për shkak të zjarreve shkatrrimtare të nxitura nga temperatura rekord. Sipas vlerësimeve, rreth 19 mijë turistë dhe banorë vendas u evakuan në pas zjarreve që përfshin vendpushimet në Rodhos. 16,000 u transportuan në rrugë tokësore dhe 3,000 nga deti. Ky është operacioni më i madh i këtij lloji që ka ndodhur ndonjëherë në vend.

10 avionë dhe pesë helikopterë 7 grekë, 1 kroat dhe 2 turq, si dhe 266 zjarrfikës të ndarë në 16 ekipe dhe 49 mjete ujore u vendosën në dispozicion për të evakuuar banorët vendas si dhe turistët.

Pronarët e hoteleve dhe restoranteve në ishullin grek të Rodosit treguan tmerrin që përjetuan duke luftuar për të shpëtuar bizneset e tyre dhe jetën e turistëve ndërsa zjarret shpërthyen në ishull, duke shkatërruar bizneset pas tyre.

Lefteris Laoudikos, familja e të cilit zotëron një hotel të vogël në qytetin turistik bregdetar të Rodosit, Kiotari, një nga epiqendrat e zjarrit, tha se 200 turistët e tij – kryesisht nga Gjermania, Britania dhe Polonia  u evakuuan me makina me qira. Laoudikos tha se babai i tij, kushëriri dhe dy të tjerë po përpiqeshin të shuanin flakët duke përdorur një rezervuar uji aty pranë.

“Asgjë nuk ishte e sinkronizuar apo e organizuar. Ne bëmë gjithçka vetëm. Kështu siç e shihni nga këtu… Kështu e ndalëm zjarrin. Babai me kushëririn im ishin vetëm që shuan zjarrin në hotel.  Tanimë presim nga qeveria sepse çdo gjë që kishim humbi.”

Me lot në sy, Laoudikos tha se si, lidhi një linjë interneti në mënyrë që turistët të mund të kontaktonin familjet e tyre përpara se të evakuoheshin.

“Shpresojmë, shpresojmë që të mos na lënë vetëm. Çdo gjë po e bëjmë me të ardhurat e pakta që kemi. Ky sezon zjarresh na shkatërroi gjithçka jo vetëm ne por edhe turistëve. Tani duhet tia nisim nga e para dhe më pas t’i bindim sërish pushuesit që të vijnë sërish në këtë vend.”

Zjarret e shkaktuara nga erërat e forta shkaktuan edhe një seri shpërthimesh të mëdha edhe në një vend depozitimi municionesh të forcave ajrore në Greqinë Qendrore, por fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar pasi vendi ishte evakuuar në mënyrë të sigurt paraprakisht.

Televizioni shtetëror ERT transmetoi pamjet e banorëve të fshatit dhe vizitorët që shkonin me shpejtësi drejt një porti të vogël lokal për t’u evakuuar nga deti, ndërsa të tjerët u larguan me makinë. Baza ajrore është rreth 20 kilometra nga qyteti i Volos-it, ku u dëgjuan fuqishëm shpërthimet.

“Ka qenë shumë keq, zjarret po rindizen vazhdimisht. Ajo që kemi frikë janë shpërthimet e vazhdueshme.”

Zjarret kanë shpërthyer në disa pjesë të Greqisë, duke lënë pesë persona të vdekur, duke përfshirë dy pilotë zjarrfikës dhe duke shkaktuar evakuim masiv të turistëve nga ishulli Rodhos. Një agjenci e BE-së për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore njoftoi se po dërgon dy avionë të tjerë zjarrfikës, të siguruar nga Franca, në Greqi.

Në fillim të kësaj jave, moti ekstrem me stuhi në veri dhe zjarre të fuqishme në jug përfshinë të gjithë Italinë.Në jug të vendit zjarret në qytetin  e Palermos  kanë detyruar mbylljen e  aeroportit ndërkombëtar. Gjithashtu edhe aeroporti i Katanias u përfshi nga kaosi.

Pesë persona humbën jetën për shkak të shirave në në qytetin Desio në provincën e Monzës. Dëmet nga moti i keq krijuan probleme në qarkullim edhe në zona të ndryshme të Milanos.

Zjarrfikësit ishin në garë me kohën për të shuar zjarret në rajonet kontinentale jugore të Kalabrisë dhe Pulias, si dhe në ishujt e Sicilisë dhe Sardenjës, të ndihmuar nga temperaturat që u ulën me rreth 13 gradë Celsius. Sicilia mbeti pika qendrore e emergjencës, me zjarret që vazhdojnë të digjen pranë kryeqendrës, Palermos.

Mbi një e katërta e territorit të BE-së është në kushte paralajmëruese për thatësirë ​​me 10% të mëtejshëm në gatishmëri, sipas Observatorit Evropian të Thatësirës, ​​për shkak të mungesës së reshjeve.

Pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, ngjarjet këtë muaj do të kishin qenë “jashtëzakonisht të rralla”, sipas një studimi nga World Weather Attribution, një ekip global shkencëtarësh që shqyrton rolin e luajtur nga ndryshimet klimatike në mot ekstrem.

“Përsa i përket valëve të të nxehtit, më shpesh shohim se çdo studim që bëjmë, shohim gjurmët e gishtave të ndryshimeve klimatike që intensifikojnë këto lloj ngjarjesh, të valëve të të nxehtit. Pra, është mjaft e qartë. Është e qartë që ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po ndikojnë në ngjarjet e valëve të të nxehtit për sa i përket intensitetit dhe shpeshtësisë. Ne pamë ndryshimet klimatike shkaktojnë dhe do të vazhdojnë të shaktojnë ngjarje të tilla të përmasave.  Pra, ndryshimi i klimës luajti një rol të madh në intensifikimin e përmasave të këtyre valëve të të nxehtit ekstrem në SHBA dhe Evropën Jugore dhe gjithashtu në Kinë.”

Gjatë gjithë Korrikut, moti ekstrem ka shkaktuar dëme në të gjithë planetin, me temperaturat që thyen rekorde në Kinë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropën Jugore, duke shkaktuar zjarre në pyje, mungesë uji dhe një rritje të shtrimeve të njerëzve në spitale të lidhura me nxehtësinë.

Përveç ndikimit të drejtpërdrejtë në shëndetin e njerëzve, nxehtësia ka shkaktuar dëme në shkallë të gjerë të të korrave, me të mbjellat e misrit dhe sojës në SHBA, bagëtinë në Meksikë, ullinjtë e Evropës Jugore si dhe pambukun kinez të cilat janë prekur rëndë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?