SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Shënohet sot 101-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA

 

Këto marrëdhënie patën një ndërprerje prej 52 vitesh gjatë pushtimit italian dhe regjimit komunist për t’u rivendosur sërish më 15 mars 1991 me përmbysjen e regjimit dhe vendosjen e demokracisë.



Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922. Ndërsa William Rajerson u bë ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve në 1991.

Ambasadori i parë shqiptar në Uashington ishte Faik Konica, i cili u emërua në këtë detyrë në vitin 1929 nga Ahmet Zogu

Zyrtari i parë i lartë i SHBA-së që vizitonte Shqipërinë, ishte Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker i cili erdhi në Tiranë më 21 qershor 1991, 3 muaj pas rivendosjes së marrëdhënieve. Ndërsa presidenti i parë i SHBA-së që vizitoi Shqipërinë ishte Presidenti George W. Bush më 10 qershor 2007.

Ndërkaq, vitin e kaluar, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri janë zhvilluar disa aktivitete të ndryshme, ku është theksuar partneriteti i ngushtë mes dy vendeve dhe se SHBA mbetet një nga aleatët strategjik të Shqipërisë.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?