SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Gruaja del nudo në autostradë, qëllon me armë makinat – VIDEO

Një rast i paprecedentë ka ndodhur në Kaliforni. Një grua e zhveshur doli papritur nga makina e saj dhe filloi të qëllonte me armë në një nga urat më të ngarkuara në vend, shkruajnë mediat e huaja.

Për të raportuar incidentin, një shofer thirri 911 dhe informoi se një grua po qëllonte me armë. Sipas policisë, gruaja papritmas ndaloi në mes të korsisë nga makina e saj duke mbajtur një thikë dhe filloi të bërtiste drejt drejtuesve të tjerë.

Gruaja më pas u kthye në makinë dhe filloi të udhëtonte për në Oakland. Megjithatë, ajo ndaloi përsëri makinën e saj në një shesh dhe zbriti me një armë dhe këtë herë pa rroba.

Ende nuk dihen arsyet që e cuan gruan në këto veprime, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?