SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Merr flakë anija me 3 mijë makina në bord, humb jetën një person

Një anije mallrash holandeze ka marrë flakë duke shkaktuar vdekjen e një marinari dhe plagosjen e disa të tjerëve që ndodheshin në bordin e anijes.


Mediat e huaja shkruajnë se zjarri ka përfshirë bordin e anijes së ngarkesave me flamur panamez Fremantle Highway ndërsa lundronte në ujërat jashtë brigjeve holandeze.


Ai ka shpjeguar se rreth mesnatës është njoftuar nga ekuipazhi për rënien e zjarrit.

Anija ka 23 anëtarë të ekuipazhit, të gjithë të cilët u evakuuan shpejt nga anija. Nuk ishte e qartë se sa u plagosën; roja bregdetare holandeze thjesht tha se “shumë” u plagosën.

Ndërkohë anija po transportonte 2857 makina nga Gjermania në Egjipt, 25 prej të cilave elektrike. Bateria e njërës prej këtyre të fundit shkaktoi zjarrin, ka thënë për mediat një zëdhënës i shërbimit.

“Ekuipazhi u përpoq ta shuante vetë zjarrin, por nuk pati sukses. Fatkeqësisht një person humbi jetën, shumë të tjerë u plagosën”, tha më herët roja bregdetare holandeze.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?