SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Florian Marku njofton përballjen e radhës

Pas një mungese të gjatë prej afro 1 viti, në ringun e boksit, 30-vjeçari lushnjar, Florian Marku do të rikthehet në ring më 2 shtator ku kësaj radhe kundërshtar i tij do të jetë boksieri irlandez Dylan Moran.

Njoftimin për përballjen e radhës e ka shpërndarë vetë Marku, i cili në botën e boksit njihet gjithashtu me nofkën “Mbreti Shqiptar”. Në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, 30-vjeçari thërret tifozët t’i bashkohën më 2 shtator, “AO Arena” të Mançesterit, aty ku do të zhvillohet dhe përballja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?