SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Djali i bën gjëmën të atit, i vjedh paratë

Një 45-vjeçar ka ngritur policinë në këmbë pasi kallëzoi se në shtëpinë e tij i kishin vjedhur një shumë parash. Uniformat blu nisën menjëherë hetimet, por nuk iu desh të shkonin shumë larg. Hajduti ishte pjesëtar i familjes.



Bëhet fjalë për djalin e 45-vjeçarit, i cili është vënë në pranga. 18-vjeçari me iniciale R.U dyshohet se i ka vjedhur të atit 104 000 lekë, para të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



Një shprehje e urtë popullore shqiptare thotë: Ç’të bën fëmija, s’ta bën as Perëndia.Dhe kjo nuk ishte hera e parë që djali vidhte babanë. Në mënyrë të përsëritur, ai i kishte grabitur shuma të ndryshme të atit në banesën e tyre në fshatin Lalm.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?