SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Baton Haxhiu: Ibrahimaj është shkarkuar, bëri sherr me Ballukun

Rreth dy orë para nisjes së mbledhjes së Asamblesë së PS-së, në media u raportua se kryeministri Edi Rama kishte shkarkuar ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj dhe në vend të saj do të emërohej zv.ministrja e Financave, Olta Manjani, por kjo gjë nuk ndodhi.



Si Rama, po ashtu dhe Ibrahimaj e mohuan shkarkimin po ashtu dhe dorëheqjen, teksa ministrja i konsideroi lajmin si “thashethem vere”.

Por, “AlbanianPost” e analistit Baton Haxhiu, e cila raportoi e para lajmin, këmbëngul se shkarkimi i Ibrahimajt nga detyra, të cilën e ushtron prej rreth dy vitesh, është i vërtetë.


Madje, sipas tij, shkaku i shkarkimit të ministres Ibrahimaj ka qenë një konlfikt me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, për të cilën do të japë detaje ditën e nesërme.

Pavarësisht se kur u pyet për mediat rreth shkarkimit të Ibrahimajt, Rama u përgjigj vetëm me një “JO” të thatë, burime bëjnë me dije se në fund të mbledhjes së Asamblesë së PS-së, kreu i qeverisë ka deklaruar se me ministrat do të merret nesër ose pasnesër, duke paralajmëruar kështu ndryshime në kabinetin qeveritar.

Pas Asamblesë, kryeministri Edi Rama ka planifikuar të mbajë një takim informal dy ditor, në datat 28-29 Korrik, me kabinetin qeveritar në Tepelenë. Aty pritet të shihet dhe nëse do ketë apo jo ndryshime në rang ministrash.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?