SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

Gjana: Nuk po gjejme vulën e PD, dikush e ka marrë, e ka futur në xhep.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Jemin Gjana ka folur sot dhe për vulën e Partisë Demokratike, teksa theksoi se po prodhojnë një vulë të re. Ai u shpreh se vula rri në protokoll dhe kur ka një shkresë protokollohet dhe vulose në protokoll.


Sipas Gjanës, vendimi më 18 korrik u mor sepse po vinte momenti për të firmosur dokumentacionin dhe rezultoi që s’kishim më vulë dhe natyrisht do të prodhonim një vulë.

“Më duket shumë e rëndomtë që dikush ta marrë vulën në xhep. Më vjen keq që z.Bardhi ka shkuar në këtë veprim që thotë se vulën nuk e kam unë.  Nuk e di kush e ka. Ne po prodhojmë një vulë tjetër, është marrë vendimi, është prodhuar vula”, tha Gjana.


 

 

Për datën 18 korrik keni bërë një mbledhje të Kryesisë ku i keni hequr vulën sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi dhe një prej firmëtarëve e kishte sigluar emrin dy herë. A mund të quhet kjo mbledhje e vlefshme?

Gjana: Ajo është një lapsus. Por në qoftë se shifrat janë korrekte, emrat janë korrektë, ai emri që është dy herë nuk ka plotësuar ndonjë numër.

Në të gjitha vendimet e organeve vendimmarrëse të partisë si në Kuvendin e Shqipërisë mbledhja hapet në qoftë se është 50%+1 e anëtarëve dhe vendimet merren me 50% + 1 të atyre që janë prezentë.

Sa për vulën, më vjen keq se unë nuk mendoj që vlen për audiencën, për publikun. Vula e PD-së, si vula e çdo institucioni publik, pa asnjë përjashtim ka një zyrë protokolli dhe arkive. Vula në dijeninë time të 33 vjetëve të PD-së ka qëndruar në zyrën e protokollit, nuk e mban as sekretari, as kryetari i partisë. Rri në arkivën e institucionit.

Kur hartohet një shkresë nga një organ vendimmarrës, institucionet statutore, marrin një vendim, hartojnë një shkresë, lënë bosh nr. e protokollit dhe datën, hedhin firmën poshtë, shkon në protokoll, i vuhet numri i protokollit, data, vula dhe shkon atje ku duhet.

Kjo loja se iu hoq vula atij, iu dha atij… E dini pse e morëm vendimin më 18 korrik, sepse epo vinte momenti për të firmosur dokumentacionin dhe rezultoi që s’kishim më vulë dhe natyrisht do të prodhonim një vulë. Me duket shumë e rëndomtë që dikush ta marrë vulën në xhep. Vula rri në institucionin e partisë.

Më vjen keq që z.Bardhi ka shkuar në këtë veprim që thotë se vulën nuk e kam unë.  Nuk e di kush e ka. Ne po prodhojmë një vulë tjetër, është marrë vendimi, është prodhuar vula.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?