SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Balluku: Shqipëria do të prodhojë energji elektrike edhe nga era

Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se kjo garë është lancuar dy vite më parë, por si çdo projekt i mirërealizuar mori kohën e vetë.

Balluku theksoi se Shqipëria do të prodhojë energji elektrike edhe nga era, edhe për këtë ministria u ka ardhur në ndihmë këtij projekti me një studim analitik, i cili përmbante vendet e përshtatshme për ndërtimin e parqeve eolike.

Kemi lancuar këtë garë në 15 qershor të vitit 2021, pra 25 muaj më parë. Për të gjithë ata që kanë ndjekur  të gjithë procesin tonë përsa i përket burimit të energjisë, këtë radhë kemi komplet një instrument të ri, investitori, ofruesi i shërbimit duhet të merrte parasysh dhe gjetjen e tokës.

Ne kemi studiuar një studim analitik, ku tregohet se ku duhet të ndërtohet dhe përshtatet me erën. Në këtë mënyrë, me këtë analizë i kemi ndihmuar të gjithë konkurentët”, u shpreh ndër të tjera ajo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?