SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Noka: PS e rriti çmimin nga 500 në 700 euro për blerjen e votave në Rrogozhinë

Drejtorët e Bashkisë së Tiranës e kanë blerë votën në Rrogozhinë deri në 700 euro. Denoncimi është bërë nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.


Duke folur në Syri tv, Noka u shpreh se në këto zgjedhje për bashkinë e Rrogozhinës, motoja ka qenë: Çfarë nuk blihet me para, blihet me më shumë para.

“Kam qëndruar në Rrogozhinë dhe kam parë atje jo vetëm drejtë të Bashkisë Tiranë, por edhe të qeverisë. Kam parë një drejtor të AKU-së i cili kërcënonte dhe gjobiste, dhe ka falimentuar dhjetëra biznese në Rrogozhin. Kush kishte një dyqan, biznes, ose do të duhej të jepte votën me foto kandidatit të PS, ose drejtori i AKU-së Zavalani, e gjobiste, e falimentonte 

Duke folur në Syri tv, Noka u shpreh se në këto zgjedhje për bashkinë e Rrogozhinës, motoja ka qenë: Çfarë nuk blihet me para, blihet me më shumë para.

“Kam qëndruar në Rrogozhinë dhe kam parë atje jo vetëm drejtë të Bashkisë Tiranë, por edhe të qeverisë. Kam parë një drejtor të AKU-së i cili kërcënonte dhe gjobiste, dhe ka falimentuar dhjetëra biznese në Rrogozhin. Kush kishte një dyqan, biznes, ose do të duhej të jepte votën me foto kandidatit të PS, ose drejtori i AKU-së Zavalani, e gjobiste, e falimentonte dhe e rrënonte.

Kam parë operacionale e Policisë së Shtetit që shantazhonte dhe kërcënonte qytetarët. Kam parë biznesmenë të qeverisë, drejtorë të Erion Veliajt dhe Erion Veliaj që ishin lëshuar si lukuni ujqërish duke shpërndarë para.

Mbrëmë njëri prej atyre më tha se: motoja e këtyre zgjedhjeve në Rrogozhinë ishte; çfarë nuk blihen me para, u ble me shumë para. Në rast se kemi thënë se vota është 500 euro, këtë herë vota në Rrogozhinë ka shkuar 700 euro”, u shpreh Flamur Noka

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?