SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

A ka një marrëveshje të padeklaruar me Berishën? Ja si përgjigjet Gaz Bardhi

Shpesh herë është aluduar se mes deputetit Gazment Bardhi dhe kreut të PD-së, Sali Berisha ka një marrëveshje të padeklaruar në lidhje me situatën në kampin demokrat, pasi ky i fundit jo pak herë nuk i ka kursyer fjalët e mira për Bardhin.


Por, në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, Bardhi e mohoi diçka të tillë. Sipas tij, kjo është një tezë e hedhur nga kundërshtarët e tij brenda grupit të vulës.  Në lidhje me qëndrimin që Berisha mban ndaj tij, Bardhi deklaroi se ai e ka duartrokitur për qëndrimin që ka mbajtur ndaj kryeministrit Edi Rama dhe jo për situatën në PD.


“Është alibia e atyre që kanë vendosur që për interesat e tyre personale të bëjnë të kundërtën e atyre që kanë thënë deri para një viti. Para një viti për zotin Berisha isha i shitur tek Edi Rama, sot për një pjesë brenda partisë jam i shitur tek zoti Berisha. Mesa duket me këtë tregojnë atë që ata do të mund të bënin, nëse do të kishin në dorë këtë që kam unë. Unë as nuk shitem, as nuk blihem, as nuk bëj marrëveshje për interesa personal. Nëse do ta kisha bërë këtë do të kisha patur një qendrim tjetër mbi atë që po ndodh sot në PD.

Përsa më përket, mes meje dhe zotit Berisha nuk po ndodh asgjë. Për qëndrimin e zotit Berisha duhet të pyesni atë. Është e çuditshme sesi më kërkohet mua llogari për qëndrime që zoti Berisha mban ndaj meje. Nuk e kontrolloja dot zotin Berisha, kur më sulmonte, nuk e kontrolloj dot, kur më lavdëron. Nga zoti Berisha kam marrë duartrokitje jo për qendrime që kanë lidhje me PD, por për qendrime në raport me Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Në atë seancë kam marrë duartrokitje edhe nga zoti Basha dhe nga kolegë të tjerë. Edhe unë, do të duartrokas sa herë që zoti Berisha, zoti Basha, një koleg, qytetar të bëjë një aksion apo të ketë një qendrim ndaj qeverisjes, nuk ka asgjë për t‘u habitur“– tha Bardhi.

Ai shpjegoi dhe se çfarë do të thotë se është i gatshëm të bashkëpunojë me grupimin e zotit Berisha përtej jetës parlamentare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?