SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetIntervista

Frrok Çupi i shqetësuar se, pse nuk votuan të burgosurit e Rrogozhinës


Në një intervistë për ABC News, Çup[i u shpreh se kjo ndodhi për shkak se KQZ ka defekte për regjistrimin e kësaj kategorie.

Kishte dy risi që nuk i sollën bashkitë e tjera në 14 maj. Risia e parë është kjo që thamë, një rritje e numrit të pjesëmarrjesve. Risia e dytë, për herë të parë ndalohet një kategori njerëzish për të votuar. Është hera e parë pas 3 dekadash, mua më shqetëson fakti që është ndaluar si kategori dhe jo si individ, ndalohet për të votuar. Ky është një problem shumë i madh, nuk e di se si do të kapërcehet nga autorët që i kanë ndaluar për të marrë pjesë. KQZ është edhe shkaktari, edhe vendimtari. Sipas Konventës së të Drejtave të Njeriut të KiE, nuk ndalohen për të votuar. Nuk është fikse kjo gjë, edhe mund të ndodhë, por ndodh atëherë kur individi paraqet rrezik shumë të madh për interesat e vendit.


Këtu nuk kemi të bëjmë me individë, kemi të bëjmë me kategori. Ndalohet për arsye se KQZ kishte defekt në regjistrim. A do të kthehet në precedent? Këtu është rreziku për mua”, theksoi ai./

 

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?