SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Qëlloi me shkelma në bark gruan shtatzënë dhe i shkaktoi abort, arrestohet burri dhunues (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drithas, Maliq. Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Arif Myftarago, 56 vjeç, i cili akuzohet se dhunoi bashkëjetuesen, duke e goditur me shkelm në bark.


Për pasojë kjo e fundit ka abortuar, pasi ndodhej në muajin e dytë të shtatzënisë dhe tashmë ndodhet në maternitetin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.



“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me shkelm në bark, bashkëjetuesen e tij e cila për pasojë ka abortuar fetusin 2-muajsh dhe ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?