SPRINT NEWS ALBANIA

IntervistaPolitike

A keni frikë nga hetimet e SPAK? Meta: Edhe në Hënë të çojnë letra, unë…

Ditën e premte, Petrit Vasili është thirrur në SPAK ku është pyetur lidhur me lobimin e bërë nga LSI (sot PL) në SHBA.

I pyetur për këtë zhvillim, Ilir Meta deklaroi se sa kohë ai ka qenë në krye të LSI, nuk ka shkelur kurrë ligjin.

Kreu i Partisë së Lirisë, tha se nuk ka asnjë lloj frike nga hetimet e SPAK lidhur me lobingun që akuzohet se ka bërë LSI-ja në Shtetet e Bashkuara në Amerikës. Meta tha se SPAK mund të çojë letra edhe në hënë, por duhet të ketë të qartë se Ilir Meta dhe LSI kanë zbatuar jo vetëm ligjet në Shqipëri, por edhe në SHBA.

“Sa i takon Metës, SPAK të bëjë çfarë hetimi të dojë, të çojë letra jo në Amerikë por dhe në Hënë, dhe ta ketë të qartë që Meta dhe PL zbatojnë vetëm ligjet e Shqipërisë, Amerikës dhe çdo vendi. Të jeni të sigurt që asgjë nuk ka pasur të kundraligjshme, që të paktën në kohën që unë kam drejtuar, sepse nuk mund të marr përsipër për kohën që nuk kam drejtuar, absolutisht asgjë’, deklaroi Meta gjate intervistes per New24.

Pyetje: Ju keni folur për drejtësi me regji, por teksa dëgjohen edhe zëra se SPAK ka nisur punën me ritme edhe më të shpejta, flitet se do të godasë edhe djathtas. Marrim parasysh faktin që ditën e premte u thirr në SPAK zoti Vasili, kohë më parë keni qenë edhe ju… Si i komentoni këto zëra?

Ilir Meta: “SPAK është produkt i një reforme në drejtësi të shkatërruar që në hapat e parë të zbatimit te saj nga Rama. Kjo padyshim që reflektohet të gjithë mënyra si është krijuar SPAK apo Gjykata Kushtetuese, duke zgjedhur në mënyrë antikushtetuese Arta Markun. Sikurse e dimë sesi është ndërhyrë nga mazhoranca përmes ligjeve, sa rezulton që sot një deputete e mazhorancës ka 4 familjarë në një prokurori.

Kanë thirrur Vasilin, thërrasin me dhjetëra, por kjo nuk përbën shqetësim as më për Metën as për PL, i vetmi shqetësim i yni është përse nuk ndalohen pagesat e inceneratorëve?

Përse nuk verifikohen faktet që nuk ka inceneratorë? Përse nuk verifikohen fakte të tjera? Ky është problemi. Sa i takon Vasilit, lobimet, aktiviteteve të ish-LSI, të bëjnë çfarë të duan, bazuar në çdo lloj informacioni…”

Pyetje: Jeni të hapur ju për çdo hetim apo thirrje në SPAK?

Ilir Meta: “Kjo nuk është pyetje për mua, përgjigjja ime është se ata që mendojnë se do të spostojnë përgjegjësitë e Ramës për këtë regjim që ka krijuar në Shqipëri që detyrojnë dhe BE të vendosë sanksione siç ishte ai i fondit për AZHBR, në përralla jo Meta, jo ky jo ai.

Sa i takon Metës dhe PL, SPAK të bëjë çfarë hetimi të dojë, të çojë letra porosie jo në Amerikë por dhe në Hënë, dhe duhet ta ketë të qartë që Meta dhe PL zbatojnë vetëm ligjet e Shqipërisë, Amerikës dhe çdo vendi demokratik. Dhe Shqipëria dhe Amerika kanë marrëveshje ekstradimi, dhe në çdo moment mund të plotësojnë çdo kërkesë për ekstradimi.

Të jeni të sigurt që asgjë nuk ka pasur të kundraligjshme, që të paktën në kohën që unë kam drejtuar, sepse nuk mund të marr përsipër për kohën që nuk kam drejtuar, absolutisht asgjë. Këto janë lojëra, manipulime të karakterit mediatik që bëhen për të spostuar vëmendjen nga fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorit të Tiranës. Gjitha afera është e ideuar dhe në përfitim të Edi Ramës. Është në shkatërrim të shtetit të së drejtës, në shkatërrim të financave…”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?