SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Babai, dy fëmijët dhe i afërmi mbyten në liqen

Katër persona, tre pjesëtarë të një familje dhe një i afërm i tyre dyshohet se janë mbytur në liqenin në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.

Burime zyrtare nga policia konfirmuan se rreth orës 19:00, salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 persona dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrfikësit.

Nga verifikimet e grupit hetimor ka rezultuar se A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më, njoftoi policia.

Gjithashtu, në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?