SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Për herë të parë aplikohet kredia studentore, zbardhet vendimi i Qeverisë

Për herë të parë në Shqipëri do të aplikohet kredia studentore. Ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi sqaroi se institucioni përgjegjës që do të jetë ndërmjetësi mes bankës dhe studentëve është Agjencia Kombëtare për Financimin e Arsimit të Lartë.



Kredia studentore, sipas ministres Kushi, do të përdoret nga studentët për të financuar studimet e tyre nëse nuk kanë mundësi ekonomike.“Kredi studentore. Çdo student që ka shtetësi dhe banon në Shqipëri dhe ndjek studimet ka të drejtë të aplikojë për kredi studentore pët të financuar studimet e tij. Kosto e studimeve nënkuptojmë edhe tarifat por edhe kostot  e jetesës. Dhe do përllogaritet kufiri i pagës minimale.

Do financohet vetëm një program studimi që të zgjerojhmë sa më shumë numrin e përfituesve. Çdo student mund të aplokojë ose për Bachelorin ose Masterin ndërkohë që institucioni që do jetë përgjegjës do jetë Agjencia Kombëtare për Financimin e Arsimit të Lartë”, theksoi ministrja e Arsimit.

Kushi bëri të ditur se kredia studentore do të jetë pa kolateral dhe do të jepet me 2 këste.

“Kredia do të jetë pa kolateral. Do jepet me 2 këste, që do të thotë pasi të kemi marrë konfirmim nga universiteti për shlyerjen e tarifës vjetore dhe për të ndjekur rregullisht procesin mësimor, përsa i takon shlyerjes afatet do jenë të përcaktuar.

Detyrimi për studentët e Bachelorit fillon 3 vite pas nënshkrimit të kontratës, për të Masterit 2 vite, ndërsa për gjithë studentët që ndjekin studimet e integruara fillon pas 5 vitesh. Kemi vendosur që studentët përfitues të jenë ata që nuk kanë përfituar më parë.

Sa i takon kritereve si do shpallen fituesit. E para do jetë shuma e kërkuar, sa më e vogël aq më e sigurt është që do jesh përfitus. Një kriter tjetër do jetë edhe programi i studimeve që ndjek. Ka edhe kritere të tjera. Dhe rezultatet e studentëve. Nëse do jetë aplikant nga vitit i parë, rezultatet e gjimnazit sa më të larta do jenë aq më të larta do jenë avantazhet”, theksoi ministrja e Arsimit Evis Kushi.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?