SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Infermieri apel qytetarëve: Shmangni daljet në orët e pikut

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Njësinë Mjekësore të Ushtrisë kanë vënë në zbatim një plan masash për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në këtë valë të nxehti. Gjatë orëve të pikut, autoambulancat do të qendrojnë në gatishmëri në qendrat e qyteteve dhe në zonat me fluks të lartë njerëzish.

Gazetarja e ABC News, Ajgena Korbi monitoroi një nga pikat në kryeqytet, e vendosur në sheshin ‘Skënderbej’. Infermieri Llukan Koti tha për ABC Neës se ka pasur disa raste që qytetarët nuk janë ndjerë mirë dhe kanë kërkuar ndihmë në pikat e ngritura në Tiranë por nuk bëhet fjalë për raste të rënda.

“Kemi shtuar ekipet. Këtu në Tiranë janë 4 ekipe ekstra, bëjmë matje tensioni, këshillime, nëse kanë nevojë i shoqërojmë drejt spitaleve dhe për cdo informacion në lidhjke. Ka pasur raste, por jo raste të rënda. Ka pasur njerëz të dehidruar, janë këshilluar të vishen me rroba të bardha, të mbajnë kapele, të pinë ujë dhe të mos dalin në pikët e të nxehtit.”, theksoi infermieri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?