SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Sulmohet me bomba gjatë natës ura që lidh Krimenë me Rusinë

Ura që lidh Krimenë me Rusinë u godit nga dy sulme rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave të para, të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.


CNN i referohet reagimit të guvernatorit të Krasnodarit, Veniamin Kondratiev, i cili deklaroi në Telegram se një qendër shërbimi është ngritur për të koordinuar rastet e urgjencës dhe për të shpëtuar personat e bllokuar në trafik pranë urës.Shpërthimet u dëgjuan në orën 3:04 dhe 3:20 me orën lokale, shkroi në Telegram Kanali pro Ëagner “Grey Zone” dhe blogeri i Krimesë TalipoV Online Z. Videot e postuara në Telegram nga lajmet ruse Baza, Gray Zone dhe media të tjera të Krimesë duket se tregojnë një pjesë e urës e shembur dhe një automjet i dëmtuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?