SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Biznesmenët e përmendur në dosjen e SPAK largohen jashtë Shqipërisë

Ditët e fundit në Tiranë po qarkullojnë zëra se dosja hetimore ndaj ish ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, pritet të shoqërohet me dhjetra arrestime, jo vetëm në rang zyrtarësh, por edhe mes disa biznesmenëve që përmenden në dosje.


Por ndonëse lajmet për ndalimet duhet ende të verifikohen, shumë prej biznesmenëve të përmendur në dosje nuk ndodhen në Shqipëri.



Oligarkia.al ka verfikuar se disa prej tyre, prej ditësh janë larguar jashtë Shqipërisë. Nuk dihet nëse ky është një largim për t’i shpëtuar asaj që mund të ndodhë me hetimin penal apo lëvizje e planifikuar që më parë, për shkak se kjo periudhë përkon edhe më sezonin e pushimeve.

Por një gjë është e sigurtë. Shumë nga emrat e përmendur nga SPAK në dosjen Ahmetaj, aktualisht nuk janë në Shqipëri./ OLIGARKIA/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?